INSTAT për arsimin: Në rënie numri i nxënësve që regjistrohen në shkolla
Shqipëria po tkurret. Raporti i hartuar nga Instituti i Statistikave në lidhje me treguesit e mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri në vitet 2017-2021, ka nxjerrë në pah se grupmosha 0-17 vjeç është zvogëluar çdo vit me 3%.
E paralelisht me uljen e numrit të fëmijëve ndër vite, po shënohet dhe rënie e numrit të nxënësve në shkolla, si në arsimin bazë ashtu dhe në atë të mesëm.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se raporti neto i regjistrimit i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka rënë me 4.5 % në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.
Për vitin 2021-2022, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse, përkundrejt 96,5% të nxënësve të regjistruar në vitin shkollor 2017-2018.
Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95,6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar në 2017, kjo shifër bie në 89,5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97,4%, në 94,4% për të njëjtën periudhë.
Sipas INSTAT, gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)