“Institucioni i Durrësit ka rënë”, Godet Karamuço: Burgu nuk garanton dot siguri

15 Janar 2026 | 21:33

Ervin Karamuço, ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, lidhur me sigurinë në burgje, pas ngjarjes së arratisjes së Altin Ndocit, e ndodhur dy ditë më parë. Karamuço u shpreh se, sipas tij, institucioni i Durrësit ka rënë prej kohësh, pasi nuk ka garantuar mbrojtjen e të burgosurve.

“Në fakt, masa e parë që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe që ka ndodhur brenda sistemit të burgjeve, kjo ka qenë. A është një masë që dikton siguri? Nuk di ta them. Durrësi ka vetëm seksion të sigurisë së lartë, si të gjitha burgjet e tjera. Atëherë ku është ndryshimi? Ky është një sinjal që, sipas Drejtorisë së Burgjeve, në burgun e Durrësit janë thyer rëndë rregullat. Edhe kur nuk garantohet mbrojtja ndaj këtyre personazheve të botës së krimit, ata duhet të zhvendosen në institucione të tjera. Nuk u thyen elementë të sigurisë së vetë burgut, por ajo që të shkon në mendje e para është se nuk garantohet ruajtja. Ky institucion ka rënë, nuk garanton funksionalitetin,” – tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026