Instituti Demokratik i Kosovës kritikon mënyrën e dorëheqjes së kabinetit të Kurtit

15 Prill 2025 | 15:25

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhanë dorëheqje Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, që janë zgjedhur deputetë, janë të bazuara.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sot pasi deputetët nuk e votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

PDK-ja dhe LDK-ja nuk i pranuan dorëheqjet e dorëzuara nga kabineti qeveritar dhe insistuan në dorëheqje formale të tyre për të shmangur konfliktin e interesit mes funksionit të ministrit dhe deputetit.

Kurti i ka akuzuar këto parti për “sulm brendainstitucional”, por Cakolli thotë se argumenti i opozitës ka bazë ligjore.

“Dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme, çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare”, thotë mes tjerash Cakolli.

Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.

“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.

Por, ai thotë se ndërprerja nuk u shkaktua vetëm nga mungesa e dorëheqjeve formale të ministrave dhe kryeministrit, por edhe për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm për të votuar raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët. Për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit duhen 61 vota për, njëjtë sa edhe për formimin e Qeverisë së re.

Cakolli sqaron se Kuvendi aktualisht nuk e ka shumicën e nevojshme prej 61 votash për të vazhduar procedurat, gjë që e bën të pamundur konstituimin e plotë.

Në ndërprerje të seancës, kryesuesi Avni Dehari tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, për të sqaruar se si të veprohet më tutje. Por, këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, tha për REL-in se presidentja Osmani nuk ka marrë asnjë letër deri më tani.

Lidhur me rolin e presidentes në këtë proces, Cakolli thotë se pas thirrjes së seancës së parë, presidentja nuk ka më kompetenca në menaxhimin e mëtejshëm të seancave konstituive.

“Roli i presidentes është i kufizuar vetëm tek thirrja e seancës, e pastaj menaxhimi, përmbyllja e saj, votimi i pikave të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, janë të gjitha përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e ku normalisht barrën më të madhe politike e ka partia e parë e cila duhet t’i sigurojë të paktën 61 numra në këtë drejtim”, thotë ai.

Pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten.

Cakolli thotë se seanca e ndërprerë sot nuk nënkupton kthim në pikën zero.

“Më së voni deri të enjten duhet të mbahet një seancë e re, megjithatë ajo mund të thirret edhe më herët, në varësi të sigurimit të votave të nevojshme për miratimin e pikave të rendit të ditës”, thotë Cakolli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026