Kosova në krizë parlamentare, dështon seanca e kostituive: Deputetët s’bëjnë betimin

15 Prill 2025 | 12:47

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur këtë të martë, ka dështuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë vetëm 52 vota në favor të raportit, ndërkohë që për miratimin e tij kërkoheshin 61 vota nga deputetët e pranishëm. Në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë.

Për pasojë, seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se do të informojë presidenten Vjosa Osmani për zhvillimet dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Në seancë janë 119 deputetë, por për shkak të rrethanave të caktuara, meqë raporti i Komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet më tutje,” deklaroi Dehari.

Dështimi i seancës bën që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit të mos mund të kryejnë betimin dhe të marrin zyrtarisht postet e tyre.

Gjatë mbajtjes së seancës u bë publike edhe dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e kabinetit të tij qeveritar. Letra e dorëheqjes, e cila mban datën 27 mars, është protokolluar sot në Kuvend.

Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, ndërkohë që pritet reagimi i Presidentes dhe partive politike për të dalë nga kriza parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026