Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet
Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet.
Mësohet se sipas dokumentit, Albin Kurti ka dhënë dorëheqjen me datë 27 mars ndërkohë që dokumenti është protokolluar sot. Kjo është dhe arsyeja për të cilën opozita nuk votoi ditën e sotme raportin e komisionit.
“Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotw katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar. Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit.

Kjo dorëheqje i është dorëzuar kryetarit në detyrë të Kuvendit të Kosovës ,Glauk Konjufca dhe u prezantua para gazetarëve nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Ndërkaq, për shkak të rrethanave dhe pasi raporti i komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme, seanca u ndërpre deri në një njoftim nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë