Serbia mban seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re

15 Prill 2025 | 11:51

Në Kuvendin e Serbisë po mbahet sot seanca për votimin e përbërjes së Qeverisë së re, me Gjuro Macut si mandatar për formimin e kabinetit. Në propozimin e dorëzuar më 14 prill, përfshihen 30 ministra, nga të cilët 10 janë emra të rinj në skenën qeveritare.

Në fjalimin e tij para deputetëve, Macut theksoi se qëllimi kryesor i kabinetit të tij do të jetë funksionimi i plotë i institucioneve dhe kapërcimi i ndarjeve politike e sociale në vend. “Serbia është e lodhur nga ndarjet dhe bllokadat. Askush nuk guxon të ketë më shumë të drejta se tjetri,” u shpreh ai.

Macut foli edhe për protestat e kohëve të fundit, të cilat i cilësoi si shprehje legjitime e pakënaqësisë rinore, por kundërshtoi bllokimin e institucioneve dhe kufizimin e të drejtave të të tjerëve. Ai nënvizoi se prioriteti i tij i parë është funksionimi i shkollave dhe universiteteve, si dhe garantimi i të drejtës për arsimim dhe lëvizje për të gjithë qytetarët.

Mandatari kërkoi nga ministrat që të jenë “më pranë popullit dhe me popullin”, duke shtuar se Qeveria e re duhet të jetë më efikase dhe më lëvizshme në shërbim të qytetarëve.

Votimi për kabinetin pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026