Formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur këtë të martë. Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se seanca po drejtohet nga Avni Dehari dhe Sala Jashari.
Mësohet se tashmë është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i komisionit për verifikimin e mandateve nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Armend Zemaj, ndërkaq nga Time Kadriaj nga AAK-Nisma.
Në rend dite gjithashtu është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, gazetari shton se mbetet e pa qartë nëse do të arrihet të zgjidhet kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve