Haradinaj: Qëndrimi i opozitës, të mos marrë pjesë në zgjedhjen e kreut të Kuvendit

15 Prill 2025 | 11:30

Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qëndrimi i partive opozitare është që mos të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Teksa hyrë në Kuvend, Haradinaj tha se si parti nuk do të bëjnë pengesa për konstituimin e Kuvendit, por theksoi se do të marrin një vendim të përbashkët me pjesën tjetër të opozitës.

Ai tha se përfaqësues të partive opozita ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, por jo edhe me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Nuk besoj që ka ndryshime, sot me siguri do të japim betimin nëse shumica ka vota edhe do të votohet kryetari I Kuvendit. E kemi deklaruar dje se kemi qenë dhe mbesim për tu konstituar Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën. Pra, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendi…Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa në përket neve për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, e pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë…kemi komunikuar me telefon dhe kemi pas komunikime të vazhdueshme“, tha ai.

Ndërkaq, u raportua se seanca e sotme ka gjithsej 4 pika: Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pastaj betimi i 120 deputetëve të rinj dhe pastaj zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

Më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës i janë nënshtruar zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë më 2008,

Certifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve është bërë më 27 mars 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026