Integrimi i Ballkanit, Varhelyi: Plani i investimeve ka kryer gjysmën e punës

6 Tetor 2023 | 13:57

Komisioneri Oliver Varhelyi ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministren për punët e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ai u shpreh se Komisioni Europian e ka bërë të qartë se zgjerimi është përparësia më kyçe e tyre. Tregues për këtë, sipas Varhelyi është plani i investimeve ekonomike që ka mobilizuar 1/3 e gjithë PBB të gjithë rajonit.

Siç u shpreh dhe komisioneri, duke parë këtë plan mund të thotë me krenari se është bërë gjysma e punës.

“Së pari mendoj se pasi kemi parë që kemi pasur samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë atëherë sigurisht nuk është befasi që dhe Procesi i Berlinit po vjen në Tiranë, kështu që në rast se do të kemi një fjali apo një kryefjalë që unë e dëgjoj ngahera është që BE-ja duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor dhe ne sigurisht që kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit që është një platformë shumë e mirë dhe plotësuese në agjendën tonë të zgjerimit si dhe pjesë e angazhimit tonë me Ballkanin Perëndimor si Bashkim Europian.

Mendoj që Procesi i Berlinit, ishte dhe vazhdon të jetë forma më e besueshme me anë të së cilës ne tregojmë angazhimin tonë, përkushtimin tonë për rajonin sepse këtu ne po flasim për projekte të mëdha politike, por po flasim edhe për jetën e përditshme të qytetarëve dhe se si do ta sjellim BE-në këtu në Ballkanin perëndimor për qytetarët, për bizneset ,dita ditës,” – u shpreh Varhelyi.

Këtë të premte në Tiranë mbahet ministeriali mes ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa ministrave të Bashkimit Europian.

Ky takim i cili drejtohet nga Igli Hasani, i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026