Inteligjenca Artificiale që “lexon gjumin”, parashikon rrezikun për mbi 100 sëmundje

13 Janar 2026 | 20:10

Shkenca nuk po ndalet, tashmë inteligjenca artificiale mund të parashikojë rrezikun që I kanoset një personi nga më shumë se 100 sëmundje vetëm duke analizuar gjumin e një nate.

Janë studiuesit e Universitetit të Stanford të cilët kanë krijuar modelin e ri, që quhet SleepFM, të cilit I kanë  “mësuar gjuhën e gjumit” duke analizuar sinjale të shumta trupore gjatë natës, përfshirë aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, lëvizjet e këmbëve dhe lëvizjet e syve. Qëllimi është të vlerësohet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve serioze në të ardhmen.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Nature, inteligjenca artificiale u trajnua me më shumë se 580 mijë orë të dhëna gjumi, të mbledhura nga rreth 65 mijë pacientë në klinika gjumi, gjatë periudhës 1999–2024. Të dhënat u ndanë në segmente 5 sekondëshe, të cilat funksionuan si “fjalë” për modelin gjuhësor.

Rezultatet tregojnë se SleepFM parashikoi me të paktën 80 % saktësi rrezikun për sëmundje si Parkinsoni, Alzheimeri, demenca, sëmundjet e zemrës, infarkti, si dhe kanceri i prostatës dhe i gjirit. Modeli arriti gjithashtu të parashikojë me 84 % saktësi vdekshmërinë.

Në fazat e ardhshme, Stanford planifikon të shtojë edhe të dhëna nga pajisjet e veshshme, si orët inteligjente. Megjithatë, autorët theksojnë se studimi bazohet tek pacientë që tashmë kishin shqetësime shëndetësore, ndaj nevojiten kërkime të tjera për përdorim në popullatën e gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026