Inter hyn në merkato, ofron Asllanin për mesfushorin e Lazios
Në përfundim të këtij sezoni Interi do të rinovojë skuadrën, ndërsa priten disa ndryshime. Zikaltërit dëshirojnë të afrojnë mesfushorin Rovella nga Lazio, për të cilin ofrojnë kartonin e Asllanit dhe një shumë parash.
Në muajin qershor Interi do të nisë të bëjë bilancet për organikën aktuale, por ajo çka dihet është se ndryshimet do të jenë të shumta. Arsyeja është e thjeshtë: mosha e skuadrës. Marotta, së bashku me presidencën, kanë bërë të ditur më herët që në skuadër duhen bërë ndryshime, në mënyrë që të jenë edhe më kompetitivë në arenën evropiane, dhe emra si Mkhitaryan, Acerbi apo të tjerë me moshë të madhe.
Sipas asaj që raporton interlive.it, dëshira e parë e drejtorit të zikaltërve është Nicolo Rovella, mesfushori i Lazios, të cilin Interi dëshiron ta afrojë në verë. Presidenti i lacialëve, Claudio Lotito, kërkon të paktën 40 milionë euro për Rovella-n, e për ta plotësuar atë vlerë, Interi ofron Asllanin + shumën e parave. Më herët drejtuesit e ekipit e kanë pohuar që mesfushori shqiptar është në shitje, e një ndërrim i tillë do t’i vlente shumë skuadrës për të fituar një mesfushor që e dëshirojnë prej kohësh.
Vlera e Asllanit është 15-17 milionë euro, për të cilën zikaltërit do të ishin të kënaqur nëse arrijnë të sigurojnë shërbimet e 23-vjeçarit italian, megjithëse vështirë se një lëvizje e tillë mund të konkretizohet. Ai është projektuar të luajë krah Calhanoglu, edhe pse turku zhvilloi një sezon mesatar. Ai nuk është në shitje momentalisht, por nëse një ofertë e mirë do të vinte, drejtuesit do ta linin të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bolonja këmbëngul për Asllanin, Interi mendon shkëmbimin shqiptaro-argjentinas
- Ndeshja me Anglinë, Asllani: Te Interi tallen, thonë se Shqipëria do pësojë 6-7 gola
Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 07:27 Sulm masiv mbi Moskë, mbi 400 dronë ukrainas tronditin kryeqytetin rus! Tym i dendur në qytet (VIDEO)
- 07:21 SHBA godet Iranin për natën e nëntë radhazi, Trump paralajmëron sulme të reja teksa tensionet përshkallëzohen
- 23:15 Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
- 22:52 Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
- 22:34 Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 22:24 Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)