Interes nga Italia për Zhegrovën: Juventus më i avantazhuar, në garë dhe Roma

25 Dhjetor 2024 | 11:34

Kontrata e tij me Lille vlen deri më 2026, por performancat e Edon Zhegrovës bëjnë që ekipet e ndryshme në Evropë të mos hezitojnë të shfaqin interes për të. Ylli mëngjarash i përfaqësueses dardane është në podium sa i përket lojtarëve shqiptarë në merkaton e transferimeve, e së fundmi flitet për një interes nga Serie A. Konkretisht janë Juventus dhe Roma të cilat ndjekin nga afër lojtarin, e me gjasa do t’i thellojnë bisedimet, me shpresën për ta afruar në një prej merkatove të ardhshme.

Më të avantazhuar janë bardhezinjtë e Motta-s, me këtë të fundit që ka rinovuar thuajse gjithë ekipin, e pavarësisht se Conceicao është një sulmues që ka bërë mirë në të njëjtin pozicion, ardhja e Zhegrovës nuk do të ishte problem. Në anën tjetër, Roma ka më tepër probleme, por me një trajner me shumë eksperiencë si Ranieri, synon të ndryshojë fatin, por pak gjasa ka që diçka e bukur të ndodhë këtë vit.

Sipas Transfermarkt, Edon Zhegrova vlen 25 milionë euro, shumë e përballueshme nga të dyja skuadrat, teksa mbetet për t’u parë në vijim se sa serioz është interesi i tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026