Interi dhe Milani përballen në kupë, Derbi i Madoninës premton spektakël
Interi do të provojë të mposhtë Milanin në gjysmëfinalen e kupës së Italisë, pasi deri më tani nuk ka fituar asnjë duel ndaj kuqezinjve këtë sezon. Të martën, ishte Bolonja që fitoi ndaj Empolit 0-3.
Dueli me rivalitetin më të madh në Itali luhet në mbrëmje, e bëhet fjalë për derbin e Madoninës, ku Milani dhe Interi sfidojnë njëra-tjetrën, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Kjo është gjysmëfinalja e dytë e kupës së Italisë, ku shorti i ka përplasur me njëri-tjetrin rivalët e përbetuar, me mundësinë që vetëm njëra skaudër të kalojë më tej.
3 duelet e mëhershme këtë sezon flasin për kuqezinjtë, që edhe pse me formë jo të qëndrueshme ia kanë dalë që ta mposhtin Interin në dy sfida dhe barazojnë 1, ndërsa kjo është përballja e katërt, por jo e fundit, pasi kupa e Italisë në këtë fazë luhet me sistem vajtje-ardhje. Loftus-Cheek dhe Emerson zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e ndeshjes, në anën tjetër, te zikaltrit ka mungesa kryesore si Dumfries e Zielinski, por dhe Taremi që vijon me probleme muskulore. Në dyshim Lautaro Martinez, megjithse mbetet të shihet para ndeshjes gjendja e bomberin argjentinas.
Sergio Conceicao e sheh kupën si shpëtimin e sezonit, pasi Milani po has probleme në kampionat, e me gjasa nuk do të sigurojë dot pjesëmarrjen në kupat e Evropës për vitin e ardhshëm. Sa i ndeshjes së parë gjysmëfinale, Bolonja fitoi ndaj Empolit në një ndeshje të dominuar e mbyllur në shifrat 0-3, duke hedhur një këmbë drejt finales.
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet