Interpelanca me Ramën dhe zgjedhja e kreut të Autoritetit të Konkurrencës! Çfarë pritet sot në Kuvend

16 Prill 2026 | 08:03

Këtë të enjte zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të datës 9 prill dhe njoftimet përkatëse. Më pas, janë parashikuar interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes dhe ministren e Arsimit, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në vijim të rendit të ditës, do të zhvillohet interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Seanca përfshin gjithashtu shqyrtimin e disa projektligjeve, mes të cilave ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e energjisë, bashkëpunimit teknik dhe mjedisit, si dhe projektligje që lidhen me sektorë të ndryshëm, përfshirë sigurinë dhe administratën publike.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Në përfundim, janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, sipas përcaktimeve të Rregullores së Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
12:47 | 30/06/2026

Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, duke e cilësuar atë si simbol të...
11:58 | 30/06/2026

Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun

Seanca e së martës në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, lidhur me...
11:36 | 30/06/2026