Interpelanca për Policinë e Shtetit, Balliu: Inkriminimi është fakt! Lamallari: Ka rezistencë ndaj paligjshmërisë
Deputeti demokrat, Klevis Balliu gjatë seancës së sotme plenare po zhvillon një interpelance me ministrin e Mbrojtjes, Besfort Lamallari. Balliu gjatë fjalës u shpreh se inkriminimi i Policisë së Shtetit është një realitet i njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Ai u shpreh se raporti për narkotikët i Departamentit të Shtetit Amerikan evidentoi rritjen eksponenciale të karteleve shqiptare të drogës dhe fuqizimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
“Raporti thekson se kjo rritje është bërë e mundur për shkak të dobësisë së sundimit të ligjit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore. Faktorë që në praktikë po lehtësojnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave janë pikërisht këto: korrupsioni, marrëveshjet e qeverisë dhe politika e tyre në lidhje me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar”, tha ai ndër të tjera.
Ministri Lamallari gjatë fjalës së tij bëri thirrje për kujdes në deklaratat dhe akuzat ndaj Policisë së Shtetit. Ai theksoi se ka problematika por shtoi se nuk duhet përgjithësuar puna e uniformave blu.
Ai shtoi se raporti i vitit 2025 evidenton progres të qëndrueshëm të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera ai foli me të dhëna duke thënë se janë kryer 336 referime penale për shkelje brenda strukturave të policisë dhe agjencive të tjera.
“Duhet të jemi kujdesshëm me deklaratat dhe akuzat ndaj uniformës së policisë. Nuk do të thotë se nuk ka probleme, po ka probleme. Ka shkelje dhe abuzime, ka nga ata që e kanë tradhtuar uniformën. KE ka evidentuar qartë se policia e Shtetit ka hyrë në fazë të transformimit të thellë. Komisioni në 2025 citon; Shqipëria ka shënuar progres të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit.
Në fund të ditës, ndarja e informacionit në kohë reale, me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka shumë rëndësi për ne. Indeksi global i krimit të organizuar, e paraqet Shqipërinë me rezistencë dhe kapacitete luftuese. Kapacitet janë në rritje dhe ka rezistencë ndaj paligjshmërisë, përballë krimit të organizuar.
Porosia ime e parë e drejtuesit e agjencisë, ka qenë që të verifikohen të gjitha trupat e policisë, sidomos forca drejtuese. Janë 336 referime penale për shkelje brenda strukturave të policisë dhe agjencive të tjera. Kjo tregon se funksion agjencia. Kemi 444 punonjës të strukturave të referuar”, tha ai.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës