Intervista/ Ish-polici i “Shqiponjave”: Pse e lashë uniformën për punimet artizanale

24 Nëntor 2025 | 16:39

Vilsoni, ish-polic i Forcave ‘Shqiponja’, pas 7 vitesh shërbim, la uniformën për të ndjekur pasionin e tij, krijimin e punimeve artizanale, nga çanta dhe portofola deri te aksesorë të ndryshëm.

“Kur fillova në Policinë e Shtetit, kur bëmë aplikimin, më dukej diçka interesante. Pse jo të filloja një punë që ka adrenalinë dhe reputacion, dhe kështu filloi historia ime në Policinë e Shtetit. Kam shërbyer në tre qarqe të ndryshme: në Shkodër, në Tiranë dhe në qarkun e Dibrës,” tregon ai.

A mendon të kthehesh ndonjëherë në polici?

“Me të vërtetë, ishte një punë që e bëja me kënaqësi, por duke qenë se kam zanatin tim, nuk mund të vendos mbi të. Psikologjikisht është një punë që e bëj edhe sot me dëshirë, por nuk besoj se do të kthehem përsëri. Kapitulli im u mbyll aty, pas 7 vitesh, dhe nuk do të kthehem më.”

Si nisi puna si artizan?

“Punën si artizan e fillova me një nevojë të vogël. Më duhej të bëja një kellef për prangat e mia, sepse ato që kisha nuk funksiononin më; u prishën, dhe kështu nisi gjithçka. Pastaj, për të kaluar kohën e lirë, pasi mbaroja turin e parë, të dytin apo të tretin, bëja diçka tjetër. Fillimisht ishin punime të vogla, dhe kështu me radhë.”

Cilat punime krijon?

“Punimet janë të ndryshme: portofola, rripa të mesit, çanta për meshkuj dhe femra, si dhe riparime të ndryshme. Një nga punët më interesante ka qenë për shalet e kuajve.”

Edhe mbajtëse e armës e ke bërë vetë?

“Të gjitha pjesët funksionale në punën time janë bërë nga unë: çanta e vogël, kellefi i prangave, kellefi i pistoletës.”

Cila është puna më e lodhshme: Forcat ‘Shqiponja’ apo artizanati?

“Puna më e lodhshme varet gjithashtu nga ngarkesa e punës. Punimet e mia bëhen me lëkura të ndryshme: nga lëkura e viçit, pitonit, hardhucës, deri te lëkura e krokodilit, që është më e shtrenjta. Një rrip mund të kushtojë 70–100 euro, një portofol rreth 400 euro, ndërsa çantat mund të arrijnë deri në 3,000 euro. Ka të rinj që e preferojnë, sepse është një profesion shumë i bukur.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026