Investitor strategjik për Pallatin e Brigadave, kthehet në pikë turistike

29 Qershor 2022 | 17:38

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike.

Kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij.

Nevoja është promovimi dhe krijimi i të ardhurave nga vizitorët, duke e kthyer atë në atraksion turistik.

Në plan po ashtu citohet që kjo hapësirë do të kthehet në hapësirë mikpritëse për personalitete të ndryshme dhe do të jetë e hapur për organizime kulturore dhe edukative, ku çdo përdorues do të paguajë një tarifë.

Nisma është prezantuar më herët nga Ministria e Kulturës, e mbështetur në ligjin e ndryshuar në 2018-ën, që i hap rrugë institucioneve shtetërore të bëjnë menaxhimin e integruar edhe me palë të tjera, edhe për sitet arkeologjike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026