Investitori i Kavajës probleme me paratë, projekti Porto Albania 9 vjet pezull
Porti turistik i Kalasë së Turrës nuk po përfundon prej 9 vitesh që kur është miratuar kontrata koncesionare me kompaninë Finsec LTD.
Shkaku kryesor është mungesa e financimit për të ndërtuar marinën turistike dhe hotelet në këtë zonë.
Ortaku minoritar ka pretenduar se kjo kompani ka bërë paraqitur fatura fiktive për të justifikuar ecurinë e projektit, i cili nuk ka ecur me as 20% të investimit të premtuar.
Sipërfaqja ku do shtrihet ky projekt është 17 hektarë.
Kontrata koncesionare për portin është 35 vjet, ndërsa për tokën 99.
Edhe pse kompania është zotuar për të ndërtuar portin kundrejt 35 milionë eurove, të cilat nuk i ka investuar ende, tashmë ka marrë statusin e investitorit strategjik duke premtuar se do të investojë 450 milionë euro.
Fituese e këtij projekti është Finsec Development SHPK e cila zotërohet në 70% të saj nga kompania që po ndërton portin në Kalanë e Turrës.
Ndërsa 30% zotërohet nga Greg Xhillari , ortak i ri i saj.
Përveç 17 hektarëve të përfituar në 2013, kësaj kompanie tani i jepen edhe 146 të tjerë për të zhvilluar projektin Marina Hills.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike kompania duhet ta ndërtojë për 10 vite projektin dhe merr përsipër të punojë 200 persona.
Nga ky status Finsec i krijohen disa si lehtësi nga infrastruktura deri tek zerimi i taksave.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit