Irani dënon vendimin për sanksionimin e Teheranit nga BE-ja dhe Britania

15 Tetor 2024 | 14:42

Irani ka dënuar rundin e ri të sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit nga Bashkimi Evropian dhe Britania, duke mohuar se i ka ofruar raketa balistike Rusisë.

Kështu tha më 15 tetor një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit përmes një postimi në X.

Bashkimi Evropian të hënën u pajtua për vendosjen e sanksioneve ndaj shtatë personave dhe shtatë organizatave, përfshirë kompaninë ajrore, Iran Air, për shkak të lidhjeve të tyre me transfertat iraniane të raketave balistike në Rusi.

Njëkohësisht, Britania i shtoi në listën e saj të sanksioneve edhe nëntë entitete nga Irani.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, duke cituar informacionet që janë ndarë me aleatët, tha se Rusia ka pranuar raketa balistike nga Irani për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmaeil Baghaei, mohoi se shteti i tij i ka ofruar raketa balistike Rusisë.

“Disa shtete evropiane dhe Britania fatkeqësisht pretendojnë, pa asnjë dëshmi, se Irani ka ndërhyrë ushtarakisht në këtë konflikt, gjë që ne e hedhin poshtë plotësisht”, tha Baghaei, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Baghaei dënoi rundin e ri të sanksioneve dhe tha se vendosja e sanksioneve të reja nga BE-ja dhe Britania kundër individëve dhe entiteteve iraniane ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Sipas sanksioneve do të ndalohen të gjitha fluturimet nga kompanitë ajrore iraniane për në Evropë, thanë zyrtarët iranianë.

Në mesin e personave të sanksionuar është edhe zëvendësministri iranian i Mbrojtjes, Seyed Hamzeh Ghalandari.

Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalesa të udhëtimeve për në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026