Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për t’u lëshuar në orbitë

12 Tetor 2024 | 20:48

Irani ka dërguar dy satelitë të prodhuar në vend, në Rusi, për t’u vendosur në orbitë nga një mjet hapësinor rus, njoftoi të shtunën agjencia iraniane gjysmëzyrtare e lajmeve ‘Tasnim’.

Ky zhvillim shënon bashkëpunimin më të fundit hapësinor mes dy vendeve ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Prodhimi i Kowsar-it, një satelit që ofron pamje me rezolucion të lartë dhe Hodhod-it, një satelit i vogël komunikimi, është përpjekja e parë thelbësore nga sektori privat iaranian i hapësirës, thuhej në njoftimin e agjencisë.

Rusia dërgoi satelitë iranianë në orbitë në shkurt të vitit 2022, ndërsa zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin për bashkëpunimin hapësinor mes Rusisë dhe Iranit, nga droja se satelitët jo vetëm që do të ndihmonin sulmin rus në Ukrainë, por do të ndihmonin gjithashtu Iranin të monitoronte objektiva të mundshëm ushtarake në Izrael, e më gjerë në Lindjen e Mesme.

‘Kowsar’ mund të përdoret në bujqësi, për menaxhimin e burimeve natyrore, monitorimin e mjedisit dhe menaxhimin e fatkeqësive, shkruante agjencia iraniane ‘Tasnim’.

Po sipas agjencisë, ‘Hodhod’ është projektuar për komunikime me bazë satelitore dhe mund të përdoret në zona të largëta me pak qasje në rrjetet tokësore.

Në shtator, Irani dërgoi satelitin e dytë brenda këtij viti të një sateliti në orbitë, duke përdorur një raketë të ndërtuar nga Garda e tij Revolucionare.

Ky zhvillim erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane akuzuan Teheranin për dërgimin e raketave balistike në Rusi, që mund të përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës. Irani e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./ VOA

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026