Irani dhe Iraku nënshkruajnë 14 marrëveshje bashkëpunimi pas vizitës së Pezeshkian
Irani dhe Iraku nënshkruan 14 marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi të mërkurën gjatë vizitës së presidentit iranian Masoud Pezeshkian në Irak.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani, Pezeshkian tha se marrëveshjet “shënojnë fillimin e bashkëpunimit të zgjeruar” midis dy vendeve fqinje.
Presidenti iranian tha se ai dhe kryeministri irakian ranë dakord të formojnë një komitet ekspertësh dhe të zhvillojnë plane strategjike afatgjata që do të rrisin bashkëpunimin midis Teheranit dhe Bagdadit.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet dy kombeve “për të luftuar terrorizmin”, duke u fokusuar veçanërisht në luftën kundër grupit terrorist DAESH/ISIS dhe përpjekjet për të frenuar kontrabandën ndërkufitare.
Nga ana e tij, Sudani theksoi se marrëveshjet e nënshkruara të mërkurën, së bashku me marrëveshjet e mëparshme, do të “shërbyen si një udhërrëfyes për zhvillimin e marrëdhënieve” midis dy kombeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë