Irani ekzekuton katër persona nën dyshime se ishin spiunë të Mossadit
Irani ka ekzekutuar katër burra të dënuar se po planifikonin sabotim dhe për lidhje të dyshuara me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi media shtetërore më 29 janar.
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, tha se katër personat ishin dënuar për planifikim të shënjestrimit të një fabrike më 2022, fabrikë që i përket Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit në qytetin Isfahan dhe ku gjenden raketa dhe pajisje të mbrojtjes.
Operacioni dyshohet se ishte projektuar nga Mossadi dhe katër personat e ekzekutuar ishin trajnuar nga agjencia izraelite në një shtet afrikan para se të hynin në Iran, raportoi IRNA.
Katër të ekzekutuarit u identifikuan si shtetasit iranianë: Mohammad Faramarzi, Mohsen Mazloum, Vafa Azarbar dhe Pejman Fatehi. Ekzekutimi i tyre u krye pasi Gjykata Supreme iraniane konfirmoi dënimin e tyre, që ishte shqiptuar nga një gjykatë tjetër shtatorin e vitit të kaluar.
IRNA nuk tregoi se si u ekzekutuan katër të dënuarit, por në Iran zakonisht ekzekutimet kryhen përmes varjes.
Më 2022, Irani tha se agjentë të inteligjencës kishin shkatërruar një grup të lidhur me Mossadin, që supozohej se kishte planifikuar operacione terroriste brenda Iranit, duke arrestuar anëtarët e grupit dhe duke konfiskuar një numër të madh të armëve dhe mjeteve shpërthyese.
Kohë pas kohe, Irani raporton për arrestime, për gjykime dhe ekzekutime të shtetasve të tij nën akuza për spiunazh në emër të Mossad-it dhe të shërbimeve të tjera perëndimore të inteligjencës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj ushtarëve amerikanë
- Vriten 3 ushtarë amerikanë në Jordani, Biden fajëson grupet e mbështetura nga Irani
Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare
Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA
Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 16:13 Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 16:13 Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri
- 16:02 Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare
- 15:55 Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 15:41 Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
- 15:37 SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës