“Irani është më i vetmuar se kurrë”, gazetari: Rusia nuk do përfshihet në konflikt
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Elton Metaj komentoi zhvillimet e fundit të luftës në Iran.
Sipas tij, Irani ndodhet në një pozicion dukshëm më i vetmuar se kurrë, pasi asnjë nga aleatët nuk ka bërë ndonjë përpjekje për ta mbrojtur.
Po ashtu, ai tha se Irani për momentin ka një kapacitet të kufizuar ushtarak dhe është i vetëdijshëm që nuk do të kishte fuqi ta përballonte një furi të SHBA-së dhe Izraelit.
“Besoj që Irani sot është më i vetmuar se kurrë; asnjë aleat nuk e ka mbështetur, as grupet që ia kanë financuar prej dekadash në rajon nuk kanë shkrepur asnjë plumb të vetëm për ta mbrojtur. Pra, kemi 10 ditë bombardime nga Izraeli, Irani ka edhe shtetin kryesor që ka financuar grupimet kryesore të armatosura në rajon dhe deri më sot nuk kemi parë asnjë plumb të goditur në mbrojtje të Iranit. Dhe vetë Irani nuk ka goditur, siç tha Pentagoni, asnjë predhë, kur në qiejt e tij bëhej namin me B2, Tomahawk dhe bomba anti-bunker. Irani ka kapacitete të kufizuara, por është para një dileme jo të vogël, sepse në përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak ai është i vetëdijshëm që përballë një furie SHBA-Izrael nuk ka fuqi për ta përballuar. Edhe reagimi i vendeve myslimane dhe arabe ka qenë shumë diplomatik dhe i ftohtë”, tha gazetari Metaj.
Duke folur në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm të Iranit në Moskë, ai u shpreh se Rusia nuk do të hyjë në një valle kaq të madhe dhe e vetmja ndihmë që mund t’i japë Rusia Iranit do të jetë strehimi i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
“Vizita në xhaminë e ministrit të Jashtëm të Iranit më duket më shumë si një përpjekje për t’i gjetur një hotel të mirë liderit suprem iranian sesa një përpjekje për ta futur Rusinë në një valle shumë të madhe”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata