“Ti e nise luftën, mbylle vetë”, Eksperti: Ja mesazhi që i pëcjellë Trump-Netanjahut

23 Qershor 2025 | 21:42

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi foli në Euronews Albania lidhur me ngjarjen më të fundit nga lufta Izrael-Iran e cila sa vjen e përshkallëzohet. Irani sulmoi bazat ajrore amerikane por sipas ekspertit, as Irani por as SHBA-të, nuk kanë për qëllim luftën kundrejt njëra-tjetrës.

“Mendoj që Trump nuk kërkon një luftë frontale me Iranin dhe anasjelltas. Edhe në Iran mesa duket nuk kanë ndërmend të rrëzojnë regjimin pasi rrëzimi i regjimit mund të sjellin aktivitete të tjera jashtë parashikueshmërisë së asaj çfarë amerikanët kanë planifikuar.

Gjithashtu iranianët nuk kërkojnë amerikanët për t’u përballur, pikësynimi i tyre është Izraeli.

Gjykoj se me deklaratën e fundit të Presidentit amerikan, teksa tha se është vënë në dijeni për sulmet e Iranit, do ti japë një mesazh kryeminstrit izraelit, Netanyahu, që Trump e bëri punën e tij, Netanyahu e nisi luftën dhe tani ta mbyllë vetë.

Donald Trump mu duk totalisht i painofrmuar nga Izraeli. Ishte një aventuë që nuk i dihet se si do shkojë për Izraelin. Irani ia ka dalë të shkaktojë goditje të mëdha në instutucionet kryesore të Izraelit.

Nga kjo luftë duket se Izraeli po del i dëmtuar. Duket sikur regjimi nuk ka pësuar një goditje të madhe. Regjimi ekziston, Trump ka deklaruar se qëllimi i tyre nuk është ndryshimi i regjimit”, tha Marlind Laçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026