Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirenat alarmojnë vendin në prag të festës së Pashkës hebraike

1 Prill 2026 | 22:35

Sirenat e alarmit kanë tingëlluar vazhdimisht në Izraelin qendror mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa Irani lëshoi një breshëri të madhe raketash balistike, në prag të festës së rëndësishme të Pashkës hebraike.

Sipas vlerësimeve fillestare të ushtrisë izraelite, rreth 10 raketa balistike u lëshuan drejt Izraelit qendror, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha iraniane që nga ditët e para të luftës. Vetëm disa minuta më vonë, IDF raportoi për një tjetër lëshim raketash, breshëria e gjashtë e tillë gjatë ditës.

Radioja e Ushtrisë Izraelite bëri të ditur se shumica e raketave të përdorura ishin me municione thërrmuese, të cilat konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë civile, pasi fragmentet e tyre mund të mos shpërthejnë menjëherë dhe mbeten kërcënim për kalimtarët.

Sulmet iraniane janë ngadalësuar në dy javët e fundit në rreth 10-15 raketa në ditë, nga rreth 90 që u regjistruan në ditën e parë të konfliktit.

Ndërkohë, Presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se presidenti iranian kishte kërkuar armëpushim, por përjashtoi çdo marrëveshje derisa Ngushtica e Hormuzit të rihapet.

Ky pretendim u hodh poshtë nga Teherani ku zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Esmaeil Baqaei, e cilësoi deklaratën si “të rreme dhe të pabazë”, duke theksuar se nuk ka negociata në zhvillim me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës.

Irani vazhdon sulmet, duke goditur jo vetëm Izraelin, por edhe vende të Gjirit, aleate të SHBA-së. Ndërkohë, Donald Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Do ta shqyrtojmë se kur Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër. Deri atëherë, ne po e shkatërrojmë Iranin ose, siç thonë ata, po e kthejmë në Epokën e Gurit!!!”

Toni i tij ka luhatur mes deklaratave luftarake dhe atyre pajtuese, pasi më herët kishte thënë se konflikti mund të përfundojë brenda “dy ose tre javësh”. Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi i tij ka “vullnetin e nevojshëm” për armëpushim, por vetëm nëse sigurohen garanci që lufta nuk do të rifillojë.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për “armiqtë” e vendit. Po ashtu, konfirmoi goditjen e një cisterne nafte në Gjiri Persik, e cila sipas tyre i përkiste Izraelit. Një agjenci britanike e sigurisë detare raportoi se anija u godit pranë brigjeve të Katar, duke pësuar dëme, por pa viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026