Ironizon Gjiknuri: Revolucioni i Berishës u shfry si tullumbace në selinë e PS-së
Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës të mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit këtë të shtunë.
Përmes një postimi në Twitter, Gjiknuri shkruan se revolucioni Meta-Berisha nisi i dëshpëruar në bulevard dhe u shfry si tullumbace në oborrin e PS-së.
“Revolucioni” Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!”, shkruan Gjiknuri në Twitter.
Një përgjigje kjo ana e PS-së edhe për deklaratën e dhënë nga Berisha në ambientet e jashtme të selisë rozë.
Kujtojmë se Berisha në fjalën e tij jashtë selisë së PS-së tha: “Mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm dhe i siguroj se aq sa kanë respekt për lirinë dhe votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha për ta. Jam këtu për t’iu them se kjo ndërtesë është kthyer në simbolin e së keqes nga Edi Rama, i cili me krimin dhe aktet e tij u ka shkaktuar shqipatërve dramën më të madhe të historisë së vendit. Që nga viti 2014 e deri sot janë larguar 970 mijë persona.
Erdha këtu t’iu them se Rama në piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm, ai që kryeson grupin paralamentar të Rilindjes është një trafikant i shpifur, është një njeri që merrej në Rumani për t’i nxjerrë viza prostitutave rumune. Çfarë i lidh socialistët me ta, ata nuk mbtojnë interesat e tyre, por intersat e trafikantëve”, tha Berisha.
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë