Ish-ambasadori Bernard Nikaj: Njohja reciproke është synimi i Kosovës dhe BE-së

5 Mars 2021 | 17:00

Një nga temat më të nxehta në Kosovë vazhdon të mbetet çështja e dialogut dhe rëndësinë e saj e vërtetoi edhe vizita e Miroslav Lajçak, i cili vizitoi si Serbinë dhe Kosovën. Ish-ambasadori i Kosovës në BE dhe NATO, Bernard Nikaj gjatë një interviste në “Balkan Talks” thotë “dialogu është një obligim ndërkombëtar”.

“Ky proces i çon dy vendet drejt BE-së dhe një proces i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”. Unë besoj që rëndësia që i jepet këtij procesi është e duhur dhe do shohim një proces të rinisur në drejtimin e duhur”, thotë ish-ambasadori.

Deklarata e z. Kurti se dialogun e ka si prioritet të tretë nuk është shqetësuese për z. Nikaj, pasi ai mund të merret me disa prioritete njëkohësisht.

“Ne duhet të gjykojmë deklaratat e politikanëve ndryshe kur janë në fushatë dhe ndryshe kur janë në detyrë. Edhe Kurti e dinë që dialogu është i pashmangshëm dhe deklarimi rreth asaj se çfarë numri ka te prioritetet është diçka e momentit. Një qeveri duhet të merret me një sërë prioritetesh në të njëjtën kohë dhe jo vetëm më një ose dy”, shprehet ish ambasadori Nikaj.

Gjatë intervistës ish-ambasadori theksoi që klasa politike në Kosovë e ka të qartë që faza e ardhshme e dialogut është njohja reciproke.

“Klasa politike në Kosovë ka bërë të qartë, që faza e ardhshëm duhet të prodhojë marrëveshjen finale, që do të thotë njohje reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Çdo dakortësi që i bie shkurt do ishte dështim për dialogun”, rrëfen Bernard Nikaj.

Për sa i përket çështjes se Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë që të arrihet njohja, ish ambasadori shprehet se këto zëra dëmtojnë fokusin e dialogut.

“Në opinionin publik është shpërndarë sikur duhet të japim diçka për të arritur njohjen reciproke dhe kjo ka dëmtuar procesin se janë larguar nga detyra kryesor e dialogut. Kosova do shkojë për një marrëveshje finale, që garanton njohjen dhe anëtarësim në BE”, thotë ish-ambasadori.

Letra e presidentit Biden ndaj Serbisë shihet nga z. Nikaj si tregues që ata dëshirojnë njohjen reciproke.

“Ajo letër konfirmon besimet tona dhe partneritetin tonë me SHBA-në. Ata na përkrahin dhe presin marrëveshjen që do çojë në njohjen reciproke”, tregon për “Balkan Talks”.

Z. Nikaj mendon se z. Haradianj ka të drejtë kur thotë që për të arritur marrëveshjen finale mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ndërhyjnë krerët e shteteve si Merkel apo Biden.

“Unë besoj që ajo që thotë Haradinaj ka dozë të së vërtetës pasi ka një proces negociatash ku duhet një ndërhyrje nga lart për të arritur finalen. Vendi ku duhet bërë trysni është Beogradi sepse Kosova ka treguar angazhim të madhe përkundër sfidave të mëdha të brendshme”, shprehet z. Nikaj.  

Në këtë garë si i pavarur për një mandat deputeti në Lezhë, Iliaz Shehu shpreson shumë që të përfitojë edhe nga impakti që mund t’i japë mbështetja nga një figurë si ajo e Albin Kurtit. Ky I fundit nuk u kursye gjatë vizitës që bëri në 2 mars në Lezhë, duke iu kërkuar qytetarëve mbështetje.

“Albin Kurti nuk është vetëm një person, por është një fenomen. Nën emrin e tij marrin pjesë dhe shumë të tjerë. Mendoj se do të reflektojë, por jo deçizive,” – thotë Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026