Ish-ambasadori: Ukraina është vetëm fillimi, Rusia nis luftën për…
Ish-ambasadori Agim Nesho ka folur në një intervistë për “Balkan Talks” mbi planet e Fuqive të Mëdha dhe konfliktet që po ndikojnë në botë, duke u ndalur veçanërisht te lufta në Ukrainë.
Sipas Neshos, ngjarjet në Ukrainë tregojnë se situata gjeopolitike po zgjerohet dhe bota po hyn në një rend të ri ndërkombëtar, ku Fuqitë e Mëdha po krijojnë zonat e tyre të influencës.
Ai theksoi se Ukraina nuk është fundi, por vetëm fillimi i këtij procesi dhe se konflikti lidhet drejtpërdrejt me përplasjen mes sigurisë europiane dhe interesave të Rusisë.
“Ngjarjet në Ukrainë tregojnë që situata gjepolitike po shtrihet. Kemi arritur në një rend të ri ndërkombëtar ku Fuqitë e Mëdha po krijojnë zonat e tyre të influencës. Ukraina është vetëm fillimi. Mendoj që ky është problem më i madh midis sigurisë Europiane dhe të Rusisë.
SHBA-të kanë interesat e tyre për paqe, për krijimin e aleancave të domosdoshme, në luftën më makro që kanë me Kinën”, tha Nesho.
Nga ana tjetër, sipas tij, Rusia synon rikthimin e një “Perandorie të Re Ruse”, ambicie që presidenti Vladimir Putin kërkon ta riafirmojë në botë.
“Për Rusinë, do ta bëjë Perandorinë e Re Ruse, një fuqi e madhe botërore që Putini kërkon ta rikthejë në botë, do e bëjë të pamundur.
Ukraina është vetëm filimi, jo fundi. Ukraina dhe çdo zgjidhje që do bëhet atje do jetë në varësi të atyre ambicieve që do ketë Rusia, deri ku do shtrihet. Mendohet se Rusia do insistojë për zonat e saj të influencës në Europën Lindore, në Ballkan, në Veriun e Evropës.
Ukraina është faktori që ka evidentuat skemën e re të lëvizjes së Fuqive të Mëdha botërore. Diskutimi që bëhet drejt Ukrainës është ajo që do përcaktojë kompozicionin e Forcave sidomos në Europë”, tha Agim Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit