Nesho: Serbia në funksion të ekuacionit rus! Ka interes për Veriun e Kosovës
Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me planet e fuqive të mëdha për Kosovën dhe Serbinë. Nesho u shpreh se fuqitë e mëdha po bëjnë përpjekje për të ndërhyre në Ballkanin Perëndimor tani që nuk ka marrë ende një formë dhe nuk është integruar si pjesë e Evropës së bashkuar.
Ai theksoi se këto fuqi të mëdha po japin edhe mesazhin se Ballkani perëndimor është i tyre dhe pjesë e Evropës dhe se nuk duhet tentuar asgjë ndaj saj. Nesho gjithashtu u shpreh se Serbia ka interesa për të marrë Republikën Sërpska dhe veriun e Kosovës.
“Nuk ka një iniciativë të Serbisë pa një fuqizim të Rusisë, është në funksion të ekuacionit rus se çfarë do të bëjë në Ballkanin perëndimor nëse del një fuqi fituese dhe Evropa lëshon pe se bashku më SHBA-në për rritjen e influencës rusë në Evropë.
Sa për politikat brenda në Kosovë dua të them e vetmja gjë që mund të bënin kosovarët ishte politika e kësaj qeveria e Kurtit me Osmanin për të qëndruar atyre politikave të Vuçiç i cili u kthye me idenë se Serbia duhet diçka duhet të marrë.
Këtu nuk ka një bashkëpunim mes perëndimit, kemi 25 vite dy gjenerata e gjysmë që kanë ndryshuar. Shumë prej tyre nuk që nuk e kanë jetuar, kërkojnë një zgjidhje pragmatiste problemeve ndërsa perëndimi që për shumë shqiptarë quhet diçka e panegociueshme se na kanë ndihmuar gjerat evoluojnë, janë njerëz të tjerë.
Kosova dhe Shqipëria duhet të shohë për interesat e saj kombëtare dhe unë e justifikoj edhe një politikë që në kërkon çedim të asaj që është çështja jonë kombëtare”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit