English

Ish-deputeti i PD i vetizoluar në Itali prej 10 ditësh: Askush s’lejohet të dalë nga shtëpia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj rekomandon që Shqipëria duhet të investojë në rritje e kapaciteteve të spitaleve për të përballuar coronavirusin. Ndërsa për masat e qeverisë, ai thotë se ato duhet të jenë më të qarta.

- Advertisement -

Ndryshe nga Italia e cila do të ndihmojë biznesin për shkak të goditjes që kanë pasur nga coronavirusi, ish-deputeti demokrat thotë se në vendin tonë duhet investuar në sistemin shëndetësor.

“Të gjithë e dimë se në çfarë gjendjeje është mjekësia shqiptare në kushte normale dhe jo më në gjendje të jashtëzakonshme siç jemi tani”, deklaroi z. Shehaj duke folur për Euronews Albania.

Duke folur për masat në Itali, ish-deputeti i PD tregoi se prej 10 ditësh ndodhet i vetë izoluar në Milano të Italisë, ku askush nuk lejohet që të dalë nga shtëpia përveç arsyeve kur duhet të bëjë furnizim apo për të blerë ilaçe.

 “Gjendja është e jashtëzakonshme. Është e lehtë të thuash ku gaboi Italia, por as sot nuk dihet se si do të përfundojë kjo pandemi. U gabua sigurisht në marrjen e masave, nuk pati masa të rrepta menjëherë. E njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri”, u shpreh z. Shehaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?