Ish-deputeti: PD do të shuhet nëse humbet në zgjedhjet lokale
Ish-deputeti Halit Valteri ka analizuar në studion e Euronews Albania situatën në Partinë Demoratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Valteri tha në fjalën e tij, se PD rrezikon të marrë një humbje të rëndë në zgjedhjet lokale pasi është e përçarë dhe se nuk ka nisur ende fushatën.
Ish-deputeti shtoi rezultati se katastrofik në zgjedhjet lokale do të bënte që Partia Demokratike të mos ekzistonte më.
“Këta të “Foltores”, janë kandidatë që janë futur në garë për hatër të Sali Berishës. Kanë qenë drejtor dikur, kanë qenë kryetar komune ose deputet dhe janë futur në garë jo për të fituar, por se u është kërkuar. Janë fuur që të kenë një njeri me potencë në ato zona dhe pse e kanë 1 milion % të sigurt që do të humbasin.
E dinë, e kanë të qartë të gjithë përveç nja dy bashkive që afrohet gara, po dhe aty do ketë surpriza. Të tjerët janë 100 % të bindur që do humbasin.
Nuk bëhet fushata nga Rogneri, u kam thënë dilni se nuk merren këtu votat, “dilni se po na merrni në qaf.
Nuk është problemi se do fitojë “Lali Eri” Tiranën që e ka të fituar, apo se do fitoj Rama shumicën e bashkive, problem është se pas humbjes në këto zgjedhje nuk do ketë më PD. PD do prekë fundin, nëse tani është në zero, atëherë do shkoj me minus”, tha Valteri.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë