Protesta në ditën e gjykimit të vulës së PD, Berisha: Do të jetë epike

15 Shkurt 2023 | 13:54

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në datën 3 mars.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar Berisha, tha se objektivi i protestës është vetëm Edi Rama.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s.

Ndërkohë që protesta vjen në të njëjtën datë kur gjykata e Apelit pritet të japë vendimin se kujt i përket vula e PD-së.

“Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat. Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës. Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë. Objektivi ynë është Edi Rama, ky është një armik i egër që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte antikushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026