Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë ta ndalojë konfliktin Izrael-Iran
Donald Trump mund të luajë një rol vendimtar në përfundimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, ka deklaruar ish-diplomati izraelit Alon Pinkas, i cili ka shërbyer si këshilltar për dy kryeministra të shtetit hebre.
Në një intervistë për programin Neësday të BBC World Service, Pinkas theksoi se presidenti amerikan gëzon ndikimin dhe autoritetin e nevojshëm për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.
“Trump është në një pozicion për të negociuar një marrëveshje paqeje,” u shpreh Pinkas. “Ai mund t’i ofrojë Teheranit një zgjidhje që do t’i lejonte regjimit të shpëtonte fytyrën dhe të pranonte një paqe të negociuar.”
Sipas Pinkas, Irani ndodhet aktualisht në një pozitë të dobët negociuese, çka e shtyn të zgjedhë përshkallëzimin ushtarak në vend të dialogut.
“Pikërisht për këtë arsye, Irani është i nxitur të vazhdojë luftimet dhe t’i shkaktojë më shumë dëme Izraelit,” theksoi ai.
Ish-diplomati izraelit sugjeroi gjithashtu se Trump mund të ndërhyjë direkt në procesin vendimmarrës të qeverisë izraelite.
“Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu: ‘Mjaft më, keni 24 orë për t’i dhënë fund kësaj’,” tha Pinkas.
Megjithatë, ai pranoi se nuk është e qartë nëse Trump do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim: “A do ta bëjë ndonjërën nga këto të dyja? Nuk e di.”
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij