Ish-Këshilltari i Biden: Mosdhënia e armëve Izraelit, qëndrim që do ta mbështesja

28 Gusht 2025 | 10:44

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ka shprehur mbështetje për kufizimin e shitjeve të armëve në Izrael, duke e cilësuar këtë qëndrim si “plotësisht të besueshëm”.

Sullivan zbuloi se i kishte informuar ligjvënësit demokratë për qëndrimin e tij pas shpërthimit të dhunës në Gaza dhe prishjes së armëpushimit në mars të vitit 2025.

Gjatë një intervistë në podcastin The Bulwark, ai tha se kishte këshilluar anëtarët e Kongresit të shqyrtonin rezolutat për të ndaluar transferimin e armëve në Izrael, duke theksuar se situata e pas-armëpushimit kërkonte një veprim të tillë. Komentet e tij i referoheshin rezolutave të paraqitura nga senatori Bernie Sanders, të cilat synonin bllokimin e transfertave të caktuara të armëve për Izraelin.

“Në fakt, u kam thënë një numri anëtarësh që po mendonin për votimet mbi këto rezoluta se situata siç është sot, pas prishjes së armëpushimit në mars, do të thotë që një votim për të mos i dhënë armë Izraelit është një qëndrim plotësisht i besueshëm. Ky është një qëndrim që unë do ta mbështesja”, tha Sullivan.

Pavarësisht se masat e propozuara nuk kaluan në Senat, më shumë se gjysma e senatorëve demokratë mbështetën një nga ato rezoluta, me 27 senatorë që votuan pro, për shkak të shqetësimeve mbi operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026