Ish-këshilltari i tij dyshohet për vrasjen e gruas, Pacolli: Jam ende i shokuar!
Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestuar edhe një person nga Gjakova.
Për rastin në fjalë ka reaguar Behgjet Pacolli, duke qenë se Murselin e ka pasur dhe këshilltar. Ai është shprehur se kushdo e ka kryer këtë krim duhet të marrë dënimin maksimal, ndërsa ka theksuar se ende është i shokuar pas tragjedisë.
Deklarata e plotë:
Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!
Sipas burimeve të Gazetës Express, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë