English

Vrasja e gruas në Kosovë, autori pranon se është paguar nga bashkëshorti i Liridonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Gazetës Express, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Mësohet se personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer vrasjen.

Të arrestuarit akuzohen “për vrasje në bashkëpunim” dhe “inskenim i grabitjes”.

Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit ndërsa ishte në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas dëshmisë së dhënë bashkëshorti i saj më herët, Naim Murseli atyre iu ishte bërë pritë nga disa grabitës, gjatë një grabitjeje me armë, ku edhe ndodhi incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×