Dyshohet se u vra nga grabitësi, përcillet për në banesën e fundit Liridona Murseli
Këtë të premte i jepet lamtumiora e fundit, Liridona Murselit, gruas së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor.
Në njoftimin e bërë nga familja bëhet e ditur se ajo do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës. Ceremonia mortore pritet të mbahet në orën 14:00.

Viktima ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijëve.
Në rrugën “Dalip Alshiqi” dyshohet se familja Murseli ra pre e një grabitje.
Një person i armatosur iu ka ndaluar dhe iu ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.
Më pas grabitësi ka qëlluar me armë në drejtim të familjes Murseli.
Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.
Dy persona dyshohet se kanë qenë autorët e krimit të rëndë. Lidhur me ngjarjen tragjike është marrë në pyetje bashkëshorti i 33-vjeçares i cili ka deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMË me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat. Nga autoritetet policore ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë opinion publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë