I arrestuar për trafik droge, kush është shqiptari i ekzekutuar në Athinë

1 Dhjetor 2023 | 11:17

Mediat greke kana publikuar foton 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti, i cili u ekzekutua me dy plumba jashtë banesës së tij në zonën e  Paleo Faliro, pranë Athinës.

Shqiptari u ekzekutua rreth orës nëntë të mbrëmjes së të enjtes, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë ende.

Viktima nuk ishte i panjohur për organet e drejtësisë greke, pasi ishte arrestuar në vitin 2022 dhe akuzohej për pjesëmarrje në organizatë kriminale, tregti droge, kontrabandë cigaresh dhe falsifikime.

Ekipet e punonjësve të policisë së Departamentit të Vrasjeve kanë “krehur” zonën që prej mëngjesit të së premtes për të gjetur rrugën që është arratisur autori pas krimit.

Policia ka evidentuar gjithashtu dhe një makinë të braktisur rreth 1 km larg vendit të krimit, ku brenda saj janë gjetur kishte një armë ushtarake, një granatë dhe një cilindër plastik.

Në fakt, brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar, rreth 39-vjeç.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Për momentin, megjithatë, nuk duket se ka asnjë provë që lidh dy rastet, përveç faktit se ato janë gjetur në një distancë të afërt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026