“Erdhën me BMW, na ndaluan”- Dëshmia në polici e burrit që iu vra bashkëshortja

30 Nëntor 2023 | 16:38

Kosova është tronditur mbrëmjen e shkuar, ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti e vrarë një 33-vjeçare.

Liridona Murseli e cila u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Viktima ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Në rrugën “Dalip Alshiqi” dyshohet se familja Murseli ra pre e një grabitje.

Një person i armatosur iu ka ndaluar dhe iu ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas grabitësi ka qëlluar me armë në drejtim të familjes Murseli.

Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Dy persona dyshohet se kanë qenë autorët e krimit të rëndë. Lidhur me ngjarjen tragjike është marrë në pyetje bashkëshorti i 33-vjeçares i cili ka deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMW me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat. Nga autoritetet policore ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë opinion publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026