Arrestohet ish-këshilltari i Pacollit, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
Policia e Kosovës ka arrestuar ish-këshilltari i Behegjet Pacollit Naim Murseli, pasi dyshohet për vrasjen e bashkëshortes se tij Liridona.
Dy ditë më parë Murseli kishte denoncuar se persona të paidentifikuar u kishin zënë pritë në rrugë teksa ishte në makinë dhe bashkëshorten dhe fëmijët me qëllim për t’i grabitur dhe kishin vrarë bashkëshorten e tij, Liridona Murseli, 33 vjeçe.
Në dëshminë e tij në polici bashkëshorti i 33-vjeçares kishte deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMW me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat.
Avokati nga Kosova Arbër Jashari në një intervistë për Euronews Albania ditën e sotme ngriti dyshimet se vrasja e 33-vjeçares mund të ishte e planifikuar.
Ai theksoi se edhe deklaratat e Naim Murselit, bashkëshorti i të ndjerës Liridona Murseli, kanë qenë disi të dyshimta. Ai ka deklaruar se gruaja u vra nga grabitësit, ndërsa vetë dhe fëmijët arriti t’i shpëtonte ai.
“Kjo është një pikëpyetje, këtë dilemë e ka gjithë Kosova. Si është e mundur që arriti të largonte fëmijët, por nuk arriti të shpëtonte gruan. Besoj se deklaratat e fëmijëve do ndihmojnë shumë në zbardhjen e kësaj çështje”, – tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë