Ish-komandanti i marinës ruse qëllohet për vdekje teksa vraponte në Krasnodar
Një ish-kapiten i nëndetëseve ruse, i cili punonte si oficer mobilizimi, është qëlluar për vdekje teksa vraponte në qytetin jugor të Rusisë, Krasnodar, sipas mediave lokale.
Stanislav Rzhitsky, 42 vjeç, u qëllua për vdekje të hënën nga një person i armatosur i paidentifikuar, njoftoi agjencia shtetërore ruse Rossiya 1.
Disa media ruse spekuluan se ai mund të ishte gjurmuar përmes profilit të tij në aplikacionin e fitnesit Strava.
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për vrasjen.
Komiteti Hetimor i vendit ekuivalenti i FBI-së së SHBA-së tha se një hetim për vrasje është nisur dhe se zyrtarët do të kërkojnë “të përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit, si dhe personin që kreu krimin dhe motivet e tij”.
Ish-oficeri i marinës u qëllua në shpinë dhe në gjoks nga një person i armatosur i paidentifikuar ndërsa ai po bënte vrapimin e tij në mëngjes në një park pranë qendrës sportive Olimp, raportoi gazeta e përditshme ruse Kommersant.
Në një deklaratë, inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se parku ishte i shkretë për shkak të shiut të dendur, “kështu që nuk ka dëshmitarë që mund të japin detaje ose të identifikojnë sulmuesin”.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, shkroi në Tëitter se mediat ruse po akuzonin Ukrainën për përfshirje.
“Deri më tani policia ruse nuk mund të gjejë një kamerë të vetme vëzhgimi që do të tregonte kryerjen e krimit. Kërkimi vazhdon,” tha ai.
Ai thuhet se komandonte nëndetësen Krasnodar, të quajtur sipas qytetit, në Marinën Ruse.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht