Ish-kreu i PD Vlorë: S’ka trupa njerëzorë që na ndalin të hyjmë në selinë blu

17 Dhjetor 2021 | 08:04

Këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu dhe Genc Deromemaj, ish- kryetar i degës së PD-së Vlorë kanë mbajtur qëndrime të kundërta në emisionin “Mirëmëngjes” sa i përket zhvillimeve të fundit në PD.

Z. Deromemaj nënvizoi se pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nuk ka brava as zinxhirë që të ndalin demokratët të futen në selinë e PD-së

“Do të vazhdojmë punën. Ne aktivitetin tonë normal e kemi mbajtur në PD. Nuk na ndalon dot kush, nuk ka zinxhirë ,nuk ka brava, nuk trupa njerëzore që të ndalojnë demokratët të futen në shtëpinë e tyre si dhe funksionarët e PD-së. Strukturat e saj të ushtrojnë detyrat e tyre”, u shpreh ai.

Ish-kryetar i degës së PD-së Vlorë tregoi detaje për referendumin që pritet të zhvillohet për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.

“Shumë mirë po shkojnë përgatitjet për referendumin në Vlorë. Ka një interes të veçantë nga PD për të shprehur vullnetin e saj për miratimin e vendimit për shkarkimin e Bashës.  Zgjedhjet do të zhvillohen në selinë e PD-së. Është zgjedhur një komision votimi dhe numërimi”, u shpreh ai.

Sa i përket Kuvendit të 11 dhjetorit ai tha se është i ligjshëm dhe se kanë qenë delegatët ata që e kanë thirrur.

Ndërkohë z. Logu deklaroi se i vlefshëm është vetëm Kuvendi Kombëtar i PD-së që pritet të zhvillohet ditën e nesërme dhe se çdo mbledhje tjetër është e pabazuar në statut.

“Statuti i PD-së i jep mundësi qoftë kryetarit apo Këshillit Kombëtar, apo 15% të anëtareve për të propozuar çdo pikë tjetër që ata e mendojnë të rëndësishme. Kryetari i PD-së ka bërë me dije se nga ana e tij nuk do të ketë asnjë propozim për përjashtim të dikujt nga PD”, u shpreh ai, teksa nënvizoi se çdo mbledhje tjetër e anëtarëve të PD gëzon respektin strukturave të partisë.

Ai u shpreh se Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një mbledhje transparente.

Z. Logu tha më tej se vendimet e marra nga kampi tjetër nuk kanë asnjë vlerë statuore, por janë vetëm dëshira të një grupi njerëz.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022