Ish-kryebashkiaku i Sarandës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

28 Mars 2024 | 13:09

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.

Nuk dihet ende nëse Çipa është thirrur si person në dijeni apo nëse ndaj tij ka ndonjë çështje të hapur në organin e akuzës.

Stefan Çipa ka qenë deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura, në vitet 2011-2015 ai drejtoi bashkinë e Sarandës, ndërkohë që më pas ka mbajtur dhe poste të tjera të larta si zv.ministër i Brendshëm dhe Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Aktualisht Çipa mban postin e Drejtorit të Entit Kombëtar të Banesave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026