Ish-kryeministri Berisha: Blerja e votës në zgjedhjet e 25 prillit ishte masive

28 Prill 2021 | 16:49

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, 25 prillin, ditën kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare e quan si “ditë të zezë” për historinë e demokracisë në Shqipëri.

Me një reagim në faqen e tij zyrtare, z. Berisha thekson se vota e qytetarëve u dhunua para se të hidhej në kutinë e votimit.

Teksa i cilëson si zgjedhje jo-demokratike, ish-lideri historik i Partisë Demokratike rendit faktorët, që sipas tij, ndikuan në tjetërsimin e vullnetit të votuesve shqiptarë.

Ai pretendon se më 25 prill u bë blerje masive votash dhe për këtë fenomen përmend emrin e kreut të Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, që për Berishën është vetëm një shembull i “industrializimit” të blerjes së votës.

“Blerja e votës në zgjedhjet e 25 prillit ishte më masive se kurrë më parë. Ajo u shndërrua në një mega treg pothuaj publik. Partia Doshi është vetëm një shembull i “industrializimit” të blerjes së votës për llogari të Edi Ramës sepse makineria me e madhe e blerjes se votës e këtij megakrimi elektoral qëndron në Partin Socialiste”, shkruan z. Berisha.

Më tej z. Berisha shkruan se opozita duhet të bëjë një analizë të detajuar për nxjerrjen e përgjegjësive për rezultatin e zgjedhjeve.

Ai këmbëngul dhe e shikon si të udhës që pas kësaj opozita duhet të përgatisë “Librin e Zi” mbi zgjedhjet dhe më pas këtë material t’ua përcjellë OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021