Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi
Ish-kryeministri populist çek, Andrej Babis, u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burrë me një bastun gjatë një tubimi para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.
Sulmi ndodhi në qytetin Dobra, në lindje të Republikës Çeke. Policia tha se menjëherë arrestoi sulmuesin dhe po e heton këtë ngjarje si huliganizëm.
Babis u dërgua në një spital në qytetin afër, Fridek-Mistek, për kontroll mjekësor, bëri të ditur lëvizja e tij qendrore ANO.
Ende nuk është e qartë nëse ai është lënduar.
Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, e dënuan sulmin, duke e quajtur atë të papranueshëm.
Lëvizja ANO aktualisht në opozitë, por ka gjasa të mira të fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, sipas sondazheve.
Babis, që u zgjodh kryeministër më 2017, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ai gjithashtu garoi për postin, kryesisht ceremonial, të presidentit në janar 2023, por humbi ndaj Petr Pavelit, një gjeneral në pension.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kina ndërpret kontaktet me presidentin çek për shkak të takimit me Dalai Lamën
- Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij