Ish-kryeministri italian kritikon Melonin: 1 mld € të shpenzuara kot për Gjadrin

26 Mars 2025 | 13:30

Senatori dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi vizitoi këtë të mërkurë kampin në Gjadër. Ai tha se krijimi i kampeve ka qenë propagandë e kryeministres Giorgia Meloni ndërsa shtoi se Italia ka humbur rreth 1 miliardë euro në investime për kampin e Gjadrit dhe të Shëngjinit të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave.

“Ajo që artikulohet në Itali është fake news, ndërsa ky është realiteti. Giorgia Meloni është një influencuese shumë e mirë dhe vijon të përdorë këtë narrativë që me këtë qendër. Por me këto deklarata ajo ka hapur dyert e emigrantëve.

Kjo nuk ka të bëjë me krahun politik të majtë apo të djathtë. Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliard euro nga buxheti i italianëve. Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat. Ky është opinion im. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, me propagandë politika ka konsensus por humbasin para dhe këto para janë të qytetarëve italianë”,-tha Ranzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026