Ish-kryetarja e KQZ tregon çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet partive politike në një muaj fushatë

25 Mars 2021 | 16:59

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania shpjegoi se çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet subjekteve politike gjatë një muaji fushatë në bazë të kodit zgjedhor.

Znj. Luzi theksoi se në kodin zgjedhor është e përcaktuar qartë çfarë se partitë politike kanë të drejtën për të bërë propagandë, por në mënyrë të ligjshme.

“Ajo që u ndalohet është e përcaktuar dhe ka të bëjë me disa rregulla, kushte dhe kufizime, që kanë të bëjnë me sigurimin e paanësisë të operatorëve radiotelevizivë. Të gjitha këto bëhen me qëllim garantimin e barazisë së subjekteve zgjedhore, por duhet edhe mbrojtja nga deformimi, censura apo edhe përdorimi i kundërligjshëm i mediave nga subjekte të caktuara zgjedhore. Ndalohet fushata në institucionet publike. Afishimi i materialeve propagandistike është një mënyrë tjetër ku një rol të rëndësishëm ka kryebashkiaku i çdo zone zgjedhore që duhet të përcaktojë vendet ku partitë duhet të vendosin materialet propagandistike”, tha ish-kryetarja e KQZ.

Për znj. Luzi kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve është i vonuar me nxjerrje e akteve që u referohen subjekteve zgjedhore, shumë nga të cilat janë të reja ndaj sipas saj, aktet nënligjore duhet të kishin dalë me kohë për t’i informuar këto të fundit

“Akti që ka të bëjë me fushatën dhe është i datës 23 mars që ka të bëjë me materialet propagandistike ku thuhet se jo më vonë se 35 ditë nga zgjedhjet njoftohet kryebashkiaku për vendosjen e zyrave të subjekteve. Ky akt duhet të kishte dalë shumë më parë”, shpjegoi ish-kryekomisionerja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026