Ish-Myftiu i Tiranës: Në xhami ka pasur raste të martesave të një burri me disa gra

12 Tetor 2022 | 08:56

Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se një burrë nuk mund të jetë i martuar me disa gra njëkohësisht dhe se kjo duhet të rregullohet nga ana ligjore.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gurra u shpreh se ka pasur disa raste në xhami të martesës së një burri me disa gra.

“Në aspektin ligjor, ata janë në shkelje të ligjit. Nuk duhet të ndodhë në atë mënyrë që ndodh. Absolutisht. Ka pasur disa raste në xhami. Ka raste që ka edhe braktisje të këtij lloji, ndërkohë që nuk ka vënë në dijeni ish-bashkëshorten. Poligamia e lejuar sipas tekave personale të individëve është ekstrem”, theksoi ai.

Ka bërë shumë bujë së fundmi deklarata e islamologes Ikballe Huduti në një program televiziv në Kosovë, teksa ajo është shprehuar se i ka gjetur vetë edhe dy gra të tjera për burrin e saj.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga shumë gra të tjera besimtare, të cilat nuk bien dakord me këtë zgjedhje të Ikbales.

Nuk është vetëm rasti i saj, sepse më herët është përfoluar gjithashtu në media për gra të tjera të njohura publikisht, të cilat kërkojnë që të legjitimohet poligamia dhe që bashkëshortët e tyre të jenë të lirë të kenë sa gra të duan, për aq kohë sa mund t’i trajtojnë të gjitha njësoj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026