Ish presidenti kroat: Ka ende njerëz në Serbi si Millosheviçi, duan Serbinë e Madhe
“Ka ende njerëz në Serbi si Millosheviçi, i cili synonte krijimin e Serbisë së Madhe, por kjo do të jetë e pamundur”, këtë deklaroi ish pesidenti kroat Stjepan Mesiç gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku mori pjesë në takimin Panshqiptar-Ndërballkanik-Euroatlantik, Takimi është mbajtur në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të luftës për pavarësinë e Kosovës.
Mesiç tha mes të tjerash se Millosheviçi është përgjegjës për viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë gjatë luftrave pas vitit 1990 në Ballkan.
“Kur shkova në Beograd atëherë isha kryetar i Presidencës së Jugosllavisë. Guxoj të them se do të jem presidenti i fundit i Jugosllavisë. Millosheviçi mund të nuk pajtohem me atë që propozuam – që të bëhet një konfederatë. Ai nuk e pranoi këshillën tonë dhe shkoi në një drejtim tjetër. Nisma ime ishte që secili vend të ecë rrugën e vet. Millosheviçi dhe njerëzit e tij nuk mund ta pranonin këtë model, i cili do të ishte pa luftë, pa viktima dhe do të ishte në interes të mbarë kombit. Të gjithë e pamë se si përfundoi dhe me sa viktima. Fatkeqësisht, ka ende nga ata, si Millosheviqi, që synojnë ta bëjnë Serbinë të madhe, por unë ju them se nuk mund të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë se Serbia mund të bëhet shtet i madh, them se Serbia është një vend i vogël në Ballkan”, ka thënë Mesiç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti thirrje Gjermanisë ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin final në KiE
- Gazeta gjermane: Bojkoti i zgjedhjeve dhe kurthi i Serbisë kundër Kosovës në KiE
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës