Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Pse duhet urgjentisht amnistia penale

22 Shkurt 2024 | 21:27

PS tërhoqi nga votimi sot në parlament projektligjin për amnistinë penale.

Amnistia gjatë ditëve të fundit shkak përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të një amendamenti që përfshihet ulje dënimi edhe për persona të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ish-prokurori Eugen Beçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se, amnistia është e vonuar, madje duhet të kishte më shpesh amnisti.

Kjo sipas tij, pasi njerëzit në Shqipëri janë futur në  burg  për sjellje shoqërore që jo domosdoshmërish duhet të kriminalizohen.

“Të kesh amnisti për të rregulluar marrëdhënie shoqërore… faktin që në Shqipëri po futeshin në burg për dritat, për ujin, për ndërtimet pa leje, sjellje shoqërore që jo domosdoshmërish duhet të kriminalizohen. Amnistia është e vonuar dhe madje duhet të kishte më shpesh amnisti se ka shumë vite që nuk ka. Amnistia duhet të ishte pak më e gjerë, duhet të përfshinte edhe vepra të tjera penale, nga pakujdesia që nuk ka arsye të mos jenë shpesh në amnisti. Amnistia lehtëson organet e drejtësisë por duhet t’i lehtësonte pak më tepër se kemi shumë të paraburgosur”,  tha Beçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026